Humor i zi në Serbi me tërmetin në Shqipëri, ekipi i Javor: Edhe te ne ka lëkundje

Në një kohë që Shqipëria përjetoi një situatë vërtetë shumë të vështirë pas atij tërmeti 6.4 ballësh, e që ishte ndje edhe në një pjesë të madhe të rajonit, nuk ka munguar as humori i zi që vjen nga Serbia.

Klubi serb Javora ka bërë një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, ku shkruajnë: “Nuk u surprizuam nga tërmeti, me ne vazhdimisht ka lëkundje”.

Skuadra serbe është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit të Serbisë, ku pas 5 ndeshjeve pa humbje, janë mposhtur me rezultatin e thellë nga Partizani i Beogradit me shifrat 6:2.

Duke parë këtë luhatje të madhe në formën e tyre, klubi ka vendosur të bëjë humor dhe të përdorë tëmetin e rënë në Shqipëri për t’ia arritur këtij qëllimi.

Por gjithashtu edhe duke e lidhur rezultatin ndaj Partizanit të Beogradit me magnitudën e tërmetit në Durrës. (Sport Ekspres)

Leave a Reply