Ibra gjithnjë e më pranë Milanit!

Zlatan Ibrahimoviç po projektohet në sulmin e Milanit, drejtuesit e së cilës skuadër kanë dhënë “ok”, pasi mendojnë se përveç aftësive të tij realizuese, ai  mund të rrisë me shumë marketingun dhe sidomos shitjen e biletave për të shtuar numrin e tifozëve në stadium, pa harruar fanellat që mund të shiten.

Sipas “Sportmediaset”, Ibra dhe Milan janë edhe më pranë. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës vazhdon të jetë e madhe, por duke futur bonuset në mes mund të vijë edhe akordi.

Pra, 2 milion euro për gjashtë muajt e ardhshëm mund të shtohen duke arritur në 3 mln në sajë të paraqitjeve dhe golave të suedezit.

Leave a Reply