E bujshme, Sanço në janar largohet nga Dortmundi!

Drejtori menaxhues i Borusia Dortmundit, Hans-Joakim Vatcke pranon se ky mund të jetë sezoni i fundit për yllin anglez, Xhadon Sanço në “Sinjal Iduna Park”.

Sidoqoftë, Vatcke këmbëngul se nuk ka plane për të shitur reprezentuesin anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sanço është një objektiv kryesor për dy skuadrat me më shumë  trofe në Angli,  Mançester Junajted dhe Liverpull, ndërsa emri i tij gjithashtu mbetet i lidhur edhe me dy skuadrat gjigande të Spanjës, Barcelonën dhe Real Madridin.

“Me një lojtar si Sanço, i cili ka një talent të jashtëzakonshëm, nuk është e nevojshme të pretendosh, nëse je i sinqertë. Sikur të mos flasim me të tani – nëse diçka vjen. Ose mbase ai vjen dhe thotë: “Unë do të doja të kaloja në këto terma dhe kushte”, ka thënë Vatcke.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” do të vijnë me një ofertë për Sançon që në merkaton e janarit.

 

Leave a Reply