Agjencioni për Rini dhe Sport ‘masakron’ futbollin, s’ka vauçer për FFM-në

Ndarja e vauçerëve nga Agjencioni për Rini dhe Sport vazhdon të mbetet jo korrekte dhe shumë çështje diskutabile. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mbetur pa vauçer edhe pse sipas kriteriumeve të kërkuara për të fituar të njejtën, FFM duhej të ishte e ranguar një nga të parat pasi është një nga federatat më të organizuara të vendit tonë.

Por mbi emrin e FFM-së qëndron vetëm zero denarë, përderisa federatat tjera si e hendbollit, basketbollit e volejbollit do të përfitojnë nga 7, 6 apo 5 milionë denarë.

Ndërkohë nëse shohim edhe listën e klubeve të futbollit, as aty nuk qëndron ndonjë shifër për tu lakmuar, pasi në rend të parë janë radhitur klubet e hendbollit si Vardari, Metallurgu dhe Eurofarmi me nga 7 dhe 6 milionë denarë vauçer, përderisa klubet e futbollit si Vardari, Rabotniçki dhe Shkëndija janë vlerësuar me nga 3 milionë denarë.

Për momentin, ekipi që renditet në vendin e fundit të tabelës si Rabotniçki ka fituar vauçer me vlerë më të madhe, por gjithashtu edhe Boreci. Skuadra Osogovo që garon në ligën e dytë, posedon vauçer më të madh se debutuesit në Ligën e Parë, Struga Trim Lum.

Ky është një vlerësim skandaloz nga ARSM që është bërë pa kurfarë lloj kriteriume mbi vlerësimin që as vet institucioni në fjalë nuk e ka sqaruar se në çfarë janë bazuar këto vlera mbi shpërndarjen e vauçerëve në klube dhe federata.

Leave a Reply