Formacionet zyrtare, Bajer Leverkusen-Juventus

Ndeshja midis Bajer Leverkusenit dhe Juventusit pritet të jetë ndeshja më interesante e mbrëmjes, kjo për faktin se skuadra gjermane po lufton për atë pozitë të dytë, njëjtë sikurse edhe Atletiko Madridi, që në ndeshjen tjetër të grupit “D”, në “Vanda Metropolitano” do të mirëpret Lokomotivën e Moskës.

Juventusi e ka siguruar pozitën e parë, mirëpo kampionët e Italisë pritet të ruajnë nderin dhe garën e “fair-play”, ashtu që edhe “farmaceutikët” duhet djersuar shumë fanellën për të arritur deri tek fitorja, e cila nuk  do të vlente asgjë, në rast se Atletiko Madridi mund ekipin rus.

Trajneri i Bajer Leverkusenit, Peter Bosh ka zgjedhur formacionin më të mirë për këtë ndeshje, duke inkuadruar në krye të sulmit emra si Bellarabi, Havertz dhe Alario, ndërsa në anën tjetër edhe Sarri, asgjë nuk po i lënë rastit, duke i’a besuar sulmin dyshes Ronaldo-Higuain.

FORMACIONET ZYRTARE
BAJER LEVERKUSEN: Hradecky; L.Bender, Dragovic, S.Bender, Sinkgraven; Aránguiz, Demirbay; Bellarabi, Havertz, Diaby; Alario
JUVENTUS: Buffon; Danilo, Demiral, Rugani, De Sciglio; Cuadrado, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi; Higuaín, Cristiano Ronaldo.

Leave a Reply