Kaos në futbollin spanjoll, tifozët rrethojnë dhe sulmojnë presidentin e klubit

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në futbollin spanjoll. Skuadra e Rajo Valjekanos vuajti mbrëmjen e kaluar për të siguruar kualifikimin në Kupën e Mbretit dhe e siguroi atë vetëm në shtesa, pasi përgjatë 90-të minutave barazoi pa gola ndaj Tarazona. Ishte një gol i shënuar nga Oskar Valentin, që i siguroi kualifikimin për në 1/32 e finales skuadrës së Rajo Valjekanos, që aktualisht garon në “Segunda Division”.

Rajo Valjekano u mbështet nga disa tifozë në këtë transfertë dhe gjatë gjithë ndeshjes objektivi i tyre ishte presidenti, Raul Martin Presa.

Më e keqja ndodhi në fund të ndeshjes, ku sipas asaj që raporton “Marca”, rreth 30 tifozë të Rajo Valjekanos kishin rrethuar makinën e presidentit të tyre dhe nisën ta godisnin dhe ta dëmtonin atë.

Ishin këto momente paniku për numrin një të klubit nga rrethina e Madridit, por edhe për personat që e rrethonin, teksa nuk munguan dhe ofendimet e ultrasve të acaruar. Pas 20 xhirove të zhvilluara në ligën e dytë spanjolle, Rajo Valjekano renditet në pozitën e 15-të me 24 pikë, shumë larg objektivit për t’u rikthyer në elitë. Ecuria e dobët e ekipit i ka mërzitur tifozët, të cilët shohin Presan si fajtorin kryesor dhe janë shfryrë pas kualifikimit në Kupë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply