Njihuni me 11 futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër dhe që shumë shpejt pritet ti bashkohen Kosovës!

Në Zvicër aktualisht luajnë shumë futbollistë shqiptarë, e ku disa prej tyre madje kanë rolin kryesor në skuadrat e tyre. Pikërisht kjo ka bërë që edhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës të shohin mundësinë për angazhimin e tyre te përfaqësuesja “dardane”.

Ndërkohë sot gazeta “Zëri” ka publikuar një artikull, derisa ka shkruar për futbollistët shqiptar të cilët kanë mundësinë për të ju bashkuar Kosovës.

Në këtë artikull  janë përmendur edhe emra të njohur si Kemal Ademi (Bazel), Bastien Toma (Sion), Toni Domgjoni (Cyrih), Pajtim Kasami (Sion) dhe Andi Zeqiri (Lozana).

Por, lista vazhdon edhe më tej, me emra si Adrian Nikçi (Shafhauzen), Kastriot Imeri (Servete), Amir Saipi (Shafhauzen), Tician Tushi (Bazel), Lavdrim Zumberi (Cyrih) dhe Bledian Krasniqi (Vill).

Megjithëse do jetë e vështirë që gjithë këta futbollistë mund ti bashkohen Kosovës, disa nga këta është e sigurtë tashmë që priten të vijnë gjatë muajve të ardhshëm.

Kjo është e konfirmuar edhe nga krerët e FFK-së në një nga emisionet televizive gjatë fundjavës së kaluar.

Leave a Reply