Më të mirët e futbollit në Maqedoni për edicionin 2018/2019

Federata e Futbollit të Maqedonisë sonte në një mbrëmje gala të organizuar në teatrin e Operës dhe Baletit shpalli më të mirët për edicionin 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Shkëndijës, Visar Musliu, i cili aktualisht luan me fanellën e Videoton në Hungari, u shpall më i miri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë për sezonin e kaluar, në të cilin u shpall kampion i Maqedonisë me Shkëndijën, nga e cila skuadër doli edhe golashënuesi më i mirë tek të rinjët, Florent Ramadani.

Shkupjani, Xhemal Ibishi nga rradhët e Vardarit, u shpall futbollisti i ri më i mirë, ndërsa Filip Despotovski fitoi çmimin për trajnerin më të mirë. Kur jemi tek futbolli i të rinjëve, vlen të theksohet se ishte skuadra e Shkëndijës që u shpall më e mira.

Jugosllav Trençovski i Akademia Pandev u shpall si trajneri më i mirë në Ligën e Parë, ndërsa sulmuesi i Renovës, Vlatko Stijanovski morri çmimin për golashënuesin më të mirë në LPFMV.

Elif Elmaz u shpall si futbollisti më i mirë nga Maqedonia që luan jashtë vendit, Stefan Ristovski i Sportingut të Lisbonës morri çmimin për afirmimin e futbollit, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë U19, morri çmimin për suksesin e arritur me kualifikimin për në Elite Round, transmeton “infOSport.mk”.

Në Futsal dominim i plotë i Futsal Shkupit, që rrëmbeu çmimin për trajnerin më të mirë (Zoran Lekiq), lojtarin më të mirë (Taulant Ismaili), dhe ekipin më të mirë.

Tek femrat trajner më i mirë u shpall Ilija Mandarov nga ekipi i Dragon, nga i cili vjen edhe futbollistja më e mirë, Lençe Andreevska, ndërkohë Eli Jakovska u shpall si golashënuesja më e mirë.

Arbtrim Qyra i Struga Trim Lum dhe Koço Angjushev i Borecit, dy skuadrave të inkuadruara këtë edicion në mesin e më të mirëve u shpallën si punëtorët më të mirë sportiv, Marjan Gocevski u shpall arbitër më i mirë, ndërsa Akademia Pandev klubi më “fair-play”.

Më të mirët e futbollit në Maqedoni për sezonin 2018/2019

Më i mirë jashtë Maqedonisë Emri i fituesit Ekipi
Futbollisti më i mirë Elif ELMAZ Napoli
Më të mirët në LPFM
Trajneri më i mirë Aleksandar Trençovski Ak.Pandev
Futbollisti më i mirë Visar MUSLIU Shkëndija
Golashënuesi më i mirë Vlatko STOJANOVSKI Renova
Më të mirat tek femrat
Trajneri më i mirë Ilija Mandarov Dragon
Futbollistja më e mirë Lençe Andreevska Dragon
Golashënuesja më e mirë Eli Jakovska SC Istatov
Më të mirët tek të rinjët
Trajneri më i mirë Filip Despotovski Vardar
Futbollisti më i mirë Xhemal Ibishi Vardar
Golashënuesi më i mirë Florent Ramadani Shkëndija
Skuadra më e mirë Shkëndija
Më të mirët në futsal
Trajneri më i mirë Zoran Lekiq FC Shkupi
Futbollisti më i mirë Taulant Ismaili FC Shkupi
Skuadra më e mirë FC Shkupi
Çmime
Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 Kualifikimi në Elite Round
Afirmim të futbollit të Maqedonisë Stefan Ristovski Sporting Lisbon
Punëtor sportiv
Kontribut për futbollin vendor Arbtrim Qyra Struga TL
Kontribut për futbollin vendor Koço Angjushev Borec
Çmime për afirmimin e futbollit Iva Projkovska
KF Dardanët
Lupço Perinski
Çmimi për vepër jetësore Atanas Kostovski Komentues
Arbitër më i mirë Marjan Gocevksi
Ekipi më “Fair-play” Ak.Pandev

 

Leave a Reply