Xhemal Ibishi shpallet futbollisti i ri më i mirë në vend

Sulmuesi shqiptarë i Vardarit, Xhemal Ibishi është shpallur si futbollisti i ri më i mirë në Maqedoninë e Veriut për sezonin 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi 18-vjeçar pjesë e ekipit të parë të kampionëve vjeshtorë në futbollin vendor është që nga vera e vitit 2018-të, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë në LPFMV, regjistroi 8 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.

“Falemenderit për këtë çmim. Pa trajnerët e mi, bashkëllojtarët dhe familjen time, unë nuk do të isha këtu ku jam sot” – tha Ibishi.

Çmimin e më të mirit Ibishi e morri nga ana e ish futbollistit të Vardarit dhe Shkëndijës, Muzafer Ejupi, i cili së fundmi ishte pjesë e futbollit kroat, duke qenë pjesë e Osijekut dhe Slaven Belupos.

Leave a Reply