Punë e kryer, Ibrahimoviç para vitit të ri vjen te Milani

Zlatan Ibrahimoviç, edhe pse i shtyrë në moshë, për shërbimet e tij interesoheshin shumë skukadra me të përfunduar kontratën me skuadrën e Los Anxheles Galaksi në SHBA. Emri i ekipit të Milanit ishte ndër të parët, ndërsa me shumë gjasa do të jetë edhe ekipi i rradhës që Ibra do të luaj gjatë karrierës së tij.

Prestigjiozja italiane “La Repubblica”  ka publikuar lajmin e bujshëm se sulmuesi suedez do të transferohet tek Milani brenda 30 dhjetorit.

Sipas medias italiane sulmuesi 38 vjeçar pothuajse ka arritur akordin me klubin kuqezi dhe tashmë pritet rikthimi i tij me ekipin e Milanit. Kjo do të ishte dhurata më e mirë për tifozët e zhgënjyer “kuqezi”  në prag të vitit të ri.

Kontrata e Ibrahimoviç me Milanin pritet të jetë 6 mujore dhe me të drejtën e zgjatjes edhe për një vit, kjo në bazë të numrit të golave të shënuar brenda stinorit pranveror.

Leave a Reply