Gjest i madh i drejtuesve të Dritës së Ardian Nuhiut ndaj futbollistëve të tyre

Drita është njëra nga skuadrat më korrekte në elitën e futbollit kosovar. Klubi gjilanas, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, dhe pjesë e së cilës janë edhe futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, si Sedat Berisha, Izair Emini, Bunjamin Shabani dhe Arduan Cuculi,  ua plotëson të gjitha kushtet lojtarëve të tyre dhe u qëndron afër si me paga ashtu edhe me premia, shkruan “Gazeta Sheshi”.

Gjilanasit kanë bërë një tjetër gjest të madh duke treguar se janë njëri nga klubet më korrekte në futbollin tonë.

Përderisa shumë klube në Superligë u kanë mbetur borxh lojtarëve nga një muaj e më shumë, te Drita nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Madje Drita i ka ekzekutuar pagat e muajit dhjetor ditën e djeshme (e enjte) më 26 dhjetor duke gëzuar futbollistët e tyre para festave të fundvitit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply