Ibrahimoviç  rikthehet në Itali, rikthehet “lufta” Ibra-Kiellini!?

Zlatan Ibrahimoviç gjatë ditës së sotme është rikthyer në “Serie A”, duke pranuar që edhe për herë të dytë gjatë karrierës së tij të veshë fanellën e Milanit. Gjigandi suedez, përveç shokëve të skuadrës së Milanit, ai do të takojë edhe lojtarë të tjerë, në ndeshje të ndryshme, me të cilët nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë në të kaluarën.

Suedezi ka qenë gjithmonë përçarës, madje edhe në deklarata. Prandaj, jeta e tij (sportive) është e mbushur me marrëdhënie plot dashuri dhe urrejtje, shkruan “telesport”.

Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në autobiogranë e tij, për shembull, Ibrahimoviç, dikur ka folur kështu për Xhiorxhio Kiellinin, mbrojtësin e fortë të Juventusit: “Ai më tërhiqte nga pas gjatë gjithë lojës. Në fund të ndeshjes e tërhoqa zvarrë, si një qen të pabindur”.

Një tjetër lojtar i Juventusit, me të cilin 38-vjeçari nuk ka raport aspak të mirë, është Kristiano Ronaldo.

Kur portugezi kaloi te “Zonja e Vjetër”, Ibrahimoviç bëri këto deklarata: “A është një sfidë për të, që të shkojë te Juventusi, skuadër e cila e ka fituar ‘Serie A’ shtatë herë me radhë? Të shkosh në një klub të tillë, nuk është sfidë. Nëse ai po kërkonte një sfidë të re, do të duhej të shkonte te Juve kur ishte në ‘Serie B’, për ta rikthyer atë në ‘Serie A’ fillimisht, pastaj ta kthente përsëri në krye të kampionatit italian”.

Më në fund, për ta mbyllur me lojtarët e Juventusit, ekziston një ish-shok skuadre i suedezit te Paris Sen Zhermen, me të cilin Ibrahimoviç shpesh grindej. Ai quhet Adrien Rabiot. Mesfushori francez tha kohët e fundit për Ibrën: “Ziheshim shpesh, por mbetëm miq. Ibrës i pëlqejnë karekteret si unë”.

Leave a Reply