Juve prezanton Dejan Kulushevskin (VIDEO)

Dejan Kulushevski është prezantuar si futbollist i ri i Juventusit. Mesfushori 19-të vjeçar ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Italisë deri në vitin 2024, por do të vazhdojë të qëndrojë në hauzim te Parma.

Kulushevski mëngjesin e sotëm kaloi testet mjekësore, ndërsa në mbrëmje u prezantua nga ana e klubit bardhezi. Sipas njoftimit nga ana e Juves, transferimi i Kulushevskit i ka kushtuar 35 milionë euro, plus nënë milionë tjera në formë bonusesh.

Në sezonin e ri, Kulushevski ka regjistruar 4 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 17 ndeshje të luajtura me Parmën në Seria A./InfOSport.mk

 

Leave a Reply