Berisha: Ëndërroja si fëmijë që një ditë të luaja me FC Shkupin

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar talentin 19-vjeçar Jakup Berisha, i cili te skuadra shkupjane erdhi nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Jakupi ka folur edhe për sajtin zyrtarë të klubit, ku ka potencuar se sot i është plotësuar ëndërra e kamotshme që kishte si fëmijë, që një dit të vishte fanellën “bardhekaltër” dhe të luante para një tifozërie të flaktë, siç janë “Shvercerat”.

“Pa dyshim se ndjej kënaqësi që arritëm gjuhë të përbashkët me kryesinë e Shkupit, pasi për mua si fëmijë ishte ëndërr e kamotshme që të luaj në këtë stadium, si fëmijë kam bërë tifo për këtë klub, ndërsa tani më jepet rasti që të luajë para një tifozërie siç janë “Shvercerat”. Do mundohem që të bindë në çdo lojë, të ndihmojë skuadrën dhe të shënoj sa më shumë gola”, – është shprehur Berisha.

Sulmuesi i talentuar shkupjan me ekipin nga Çairi ka firmosur kontratë për 18 muaj, ndërsa që nesër do të grumbullohet me skuadrën “bardhekaltër”, që edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për stinorin pranveror.

Leave a Reply