Boreci i Gorazd Mihajllov startoi përgatitjet me 4 emra të rinj

Pas FC Shkupit, ditën e sotme përgatitjet për stinorin e ri i nisi edhe Boreci, ekip ky që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 8-të, menjëherë pas skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.

Nga kjo skuadër u larguan plotë 9 futbollistë, mirëpo sipas fjalëve të kryetrajnerit, Mihajllov, të gjithë këta do të zëvendësohen me futbollistë cilësorë, që do e ndihmojnë skuadrën drejt arritjes së objektivit, për të siguruar statusin e skuadrës elitare.

“Është e vërtetë se janë larguar 9 futbollistë, mirëpo besojmë se shumë shpejtë do të gjejmë përforcime cilësore, të cilët do e ndihmojnë edhe më shumë skuadrën në pjesën pranverore. Njëherit shfrytëzojë rastin që të falënderojë që të gjithë ata futbollistë të larguar, pasi edhe ata ishin meritorë për rezultatet tona, dhe njëkohësisht duke ju dëshiruar suksese në klubet që do zgjedhin për në të ardhmen” – u shpreh trajneri Mihajllov, i cili shpalosi edhe emrat e rinj, por njëkohësisht duke bërë me dije se Boreci është në bisedime e sipër edhe me disa futbollistë mjaft kualitativ.

Emra të rinj te Boreci, janë sulmuesi Dario Desniq, pastaj Nikolla Ristevski i Kito Go, mesfushori Aleksandar Anastasov dhe serbi, Nikola Radoviq, i cili mund të luaj në të dy krahët e sulmit, por njëkohësisht edhe si qendër sulmues.

Fazën e parë futbollistët e Borecit do ta zhvillojnë në Veles, aty ku do të qëndrojnë deri me datë 24-25 janar, ndërsa fazën e dytë, atë kryesore do ta zhvillojnë në Greqi, ku edhe kanë caktuar 4-5 ndeshje miqësore, kryesisht me skuadra greke.

Leave a Reply