Struga Trim Lum dje startoi fazën e përgatitjeve

Futbollistët e Struga Trim Lum prej dje u rreshtuan para trajnerit Jeton Beqiri, i cili në këtë mënyrë startoi me përgatitjet për stinorin pranveror, ku skuadra strugane shpreson të ketë paraqitje edhe më të mira se në pjesën e parë të edicionit aktual.

Fazën e parë të këtyre përgatitjeve, strategu tetovar do ta zhvillojë në Strugë, aty ku skuadra do të qëndrojë deri me 20 janar, nga nga 21 janari deri me 5 shkurt, Struga Trim Lum do të qëndrojë në Antalia të Turqisë, ku edhe do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Në tokën turke, skuadra strugane ka paraparë të zhvillojë të paktën 4 ndeshje miqësore, ndërsa veçmë dihet njëri prej kundërshtarëve që do të kenë përballë në atë periudhë kohore.

Këtyre dy ditëve nuk u vërejtë ndonjë fytyrë e re në taborin e Struga Trim Lum, nga e cila skuadër tashmë edhe zyrtarisht është larguar Hristijan Dragarski, ndërsa të njëjtën rrugë do të ndjekë edhe mesfushori Aleksandar Dalçeski.

Rikujtojmë Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 6-të me 24 pikë, ndërsa kjo skuadër gjithashtu ka arritur edhe deri në fazën çerekfinale të Kupës.

Leave a Reply