Turku Xhenk Tosun i bashkohet Kristal Pallasit

Kristal Pallasi ka huazuar sulmuesin e Evertonit, Xhenk Tosun. Turku 28-vjeçari te skuadra nga “Selherst Park” do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Ai te skuadra londineze do të mbajë veshur fanellën me №20.

Gjatë këtij sezoni Tosun morri pjesë në 8 ndeshje në të gjitha garat me Evertonin, duke regjistruar 1 gol dhe 3 asistime.

Në përgjithësi turku me fanellën e skuadrës nga “Gudison Park” ka shënuar 10 gola në 51 ndeshje, ndërsa te Evertoni erdhi janarin e vitit 2018-të nga rradhët e Beshiktashit për shumën e 27 milion sterlinave.

Tosun mund të luajë menjëherë për Kristal Pallasin, ashtu që debutimin e tij me fanellën e skuadrës së tij të re, mund ta bëjë që nesër në derbin londinez kundër Arsenalit.

Leave a Reply