Rast precedent, Katari do të garojë në zonën europiane! Bëhet pjesë e grupit “A” eliminatorë

Nikoqirët e Kampionëtit Botëror të vitit 2022, Katari janë përfshirë në zonën e Europës, aty ku do të bëjnë pjesë në grupin “A” eliminatorë, aty ku bëjnë pjesë Portugalia, Serbia, Irlanda, Luksemburgu dhe Azerbejxhani.

Katari këto eliminatore do ti nis me 24 mars të vitit 2021 si mysafir i Luksemburgut.

Në këtë mënyrë ekipi aziatik besoj se do të përfitojë më shumë përvojë, pasi do të zhvillojë plotë 10 ndeshje me kombëtare nga Europa.

Në këto ndeshje nuk do të kalkulohen fare pikë, pasi kombëtarja e Katarit nuk do të futet fare në renditje, mirëpo përmes këtyre ndeshjeve ato dëshirojnë që sa më të gatshëm të presin mundialin e vitit 2022, në të cilin do të luajnë rolin e nikoqirit.

Në kalendarin e FIFA-s këto ndeshje do të konsiderohen si ndeshje miqësore të kombëtareve që janë pjesë e grupit “A” eliminatorë.

Nuk jepen më shumë detaje rreth kësaj çështje, mirëpo me shumë gjasa përfshirja e Katarit në këto eliminatore, ka të bëjë me ndonjë marrëveshje sponzoriale në drejtim të UEFA-s.

Leave a Reply