Florian Kadriu pranë dyerve të Shkëndijës!?

Florian Kadriu me shumë gjasa do të mbetet në Tetovë. Futbollisti kërçovarë, i cili ditë më parë nuk vazhdoi kontratën me Renovën, mund ti bashkohet Shkëndijës, skuadër kjo që ka shprehur interesim për këmbëshpejtin 24-vjeçar, njofton “infOSport.mk”.

Kadriu bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Renovën, për të cilën skuadër në 23 ndeshje regjistroi 3 gola dhe 6 asistime.

Kërçovari skuadrës “bardhekaltër” nga Tetova iu bashkua janarin e vitit 2018-të, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur edhe me FC Shkupin dhe Rabotniçkin në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri kishte veshur fanellën e Tiranës dhe Teutës.

Leave a Reply