FC Shkupi ndeshjen gjenerale ndaj Prishtinës me 06 gusht!

Skuadra e FC Shkupit që aktualisht ndodhet në Mavrovë, ku po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në prag të sezonit të ri futbollistik në vendin tonë, ndeshjen e fundit para startit të edicionit 2017/2018 në LPFM pritet ta zhvillojë kundër skuadrës së njohur të Prishtinës nga Kosova.

E njëjta do të zhvillohej me datë 06 gusht, orar ky në të cilin skuadra prishtinase kishte paraparë që të zhvillojë ndeshjen ndaj skuadrës italiane të Xhenoas. Megjithatë kjo ndeshje me shumë gjasa nuk do të mund të zhvillohet, për shkak mungesës së stadiumit, ndërsa si opcion tjetër, ata shohin pikërisht duelin me skuadrën e FC Shkupit.

Prishtina sot zhvilloi një miqësore tjetër, atë kundër Onix Banjës, ku shënoi fitore të thellë me rezultat 5:0, teksa Shkupi në këto momente në Mavrovë po zhvillon miqësoren kundër Gostivarit.

Leave a Reply