Bomba e Nijas Lenës që nuk duhet lëshuar (VIDEO)

Vitet vetëm sa vijnë dhe e bëjnë edhe më të mirë Nijas Lenën, i cili thjeshtë është shndërruar në një lider te skuadra e Struga Trim Lum, që sot nga transferta në Manastir u kthye e pamposhtur, edhe pse realisht të përzgjedhurit e Srgjan Zaharievskit meritonin fitoren pas gjithë asaj që treguan në fushën e blertë, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja midis Pelisterit dhe Struga Trim Lum u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 77-të, falë mjeshtërisë së madhe të Nijas Lenës, i cili edhe pse në moshtë, po tregohet një vlerë e shtuar e futbollit vendor.

Pas mjeshtrisë së treguar në mesjavë, kur në mënyrë pefekte ekzekutoi penaltinë në stilin panenka përballë Rabotniçkit, sot mesfushori strugan tregoi diçka edhe më shumë nga repertoari i tij, duke shënuar një eurogol të vërtetë nga rreth 30 metra. Ishte kjo një goditje perfekte e numrit 10 të Struga Trim Lum, që la të shtangur portierin vendas, Taleski, ndërsa pa dyshim se do të konkurrojë edhe për golin më të mirë të sezonit.

Para këtij goli, Lena kishte shënuar edhe një tjetër gol, mirëpo të njëjtin arbitri kryesor e kishte anuluar për shkak se strugani kishte shkaktuar faul në sulm.

Mirëpo ky nuk ishte goli i vetëm i anuluar për Struga Trim Lum në këtë përballje, pasi arbitrët e këtij takimi anuluan një tjetër në minutat shtesë të takimit,  menjëherë pas golit të kroatit Anes Hot, i cili në minutën e 90-të ndëshkoi mbrojtjen e skuadrës strugane me në krye portierin Urosh Djuriç.

Në fund barazim mes dy skuadrave që për herë të parë u takuan në një ndeshje zyrtare në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. (Foto: gol.mk)

Leave a Reply