Ujkan Muça: Te Ohri për sfida të reja

Ujkan Muça gjatë ditës së sotme është prezantuar te Ohrid Lihnidos, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. 19-vjeçari Muça te ekipi i Ohrit u transferua nga Korabi, ndërsa kontrata e tij është valide deri në fund të sezonit.

“Po, prej sot jam pjesë e Ohrid Lihnidos. Me këtë skuadër jemi marrë vesh që të luaj deri në fund të sezonit, ku shpresojmë të nxjerrim më të mirën dhe të sigurojmë mbijetesën. Jam i kënaqur me kushtet që mi kanë ofruar, ndaj edhe pranova që të jem pjesë e tyre. Arsyeja pse u transferova këtu, ishte dëshira ime për të bërë diçka të re në karrierën time” – tha enkas për “infOSport.mk” futbollisti i talentuar dibran, Ujkan Muça.

Ky i fundit vjen nga rradhët e Korabit, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin, ndërsa si kadetë ai ishte transferuar te Akademia Pandev, ku kishte kaluar për dy vite e gjysmë. Ai gjithashtu për një periudhë të shkurtë kishte luajtur edhe me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e një kampi stërvitor të Cyrihut.

Gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Korabit, Ujkan Muça realizoi 2 gola, ndërsa edicionin e kaluar ishte autorë i 9 golave të shënuar.

Leave a Reply