Ernest Gjoka ka folur për fazën përgatitore të Shkëndijës

Futbollistët e Shkëndijës kanë hyrë në javën e dytë të përgatitjeve dimërore dhe me katër lojtarë të ri, stafi teknik beson të ketë skuadër të kompletuar në synimin për të mbrojtur titullin e kampionit.

Duke qenë se Shkëndija gjithnjë tërheq vëmendjen e opinionit, në lidhje me rrjedhën e përgatitjeve për kanalin e klubit ka folur trajneri Ernest Gjoka.

“Sigurisht jemi në një fazë të rëndësishme të përgatitjeve të larta fizike, jemi në një moment të vështirë, sidomos për lojtarët sepse janë ngarkesat e larta fizike dhe kjo ka një lodhje. Ne me stafin tim jemi munduar të përcaktojmë dhe ta ndajmë në disa etapa këtë periudhë. Faza e parë e përgatitjeve të larta fizike ka filluar që ditën e hënë të javës së kaluar dhe deri me nisjen për në Antalia do të jetë një fazë shumë e ngjeshur nga ana fizike. Pjesa kryesore e ngarkesave do të jetë e anës fizike që përfshin punën në palestër dhe ngarkesat e larta pa top, por sigurisht edhe duke u alternuar në mënyrë graduale për të arritur maksimumin e anës fizike. Pjesa e dytë e përgatitjes do të vazhdojë në Antalia ku përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkojmë të sjellim skuadrën sa më shpejtë në formë.”- është shprehur Gjoka.

Leave a Reply