De Biasi shumë shpejtë mund të marrë drejtimin e një kombëtare të njohur

Xhani De Biasi është gati t’i japë fund papunësisë, teksa ish teknikut të Kombëtares së Shqipërisë, i është ofruar drejtimi i skuadrës së Iranit.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian Xhanluka Di Marcio, federata e futbollit të Iranit ka zgjedhur ish-trajnerin e Shqipërisë, për t’i besuar drejtimin e ekipit përfaqësues.

Thuhet se iranianët i kanë ofruar teknikut italian një kontratë për 2.5 vite, deri në botërorin e Katarit.

Një mundësi e mirë për De Biasin, i cili ende nuk ka kthyer përgjigje për këtë propozim të marrë dhe pritet të kthejë një përgjigje në 48 orët e ardhshme.

Leave a Reply