FC Shkupi cakton miqësoret në Antalia

Skuadra e FC Shkupit tashmë për dy ditë me rradhë po vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë ku po zhvillon fazën kryesore në prag të stinorit pranveror.

Skuadra dje ka zhvilluar dy seanca stërvitore, stafi i trajnerëve me në krye Qatip Osmanin fillimisht u ka dhënë urdhër futbollistëve që të stërviten në fitnes palestër dhe më pas në stërvitjene pasdites, ekipi ishte në tapetin e blertë.

Ndërkohë derisa skuadra po vijon stërvitjet, drejtuesit e skuadrës janë përkujdesur për caktimin e ndeshjeve miqësore, e ku tashmë FC Shkupi i ka mësuar edhe tre kundërshtarët e parë.

Orari i ndeshjeve miqësore të FC Shkupit
25.01.2020|  FC Shkupi – FC Nefchi Kockhor (Kirgistan)
29.01.2020|  FC Shkupi – NK Çelik (BeH)
02.02.2020| (Në pritje të kundërshtarit)
06.02.2020| FC Shkupi – FC Ripensia Timisoara (Rumani)

 

Leave a Reply