Struga Trim Lum pësoi disfatë në miqësoren e parë në Turqi

Skuadra e Struga Trim Lum ka pësuar disfatë 2:0 në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra strugane po vijon me fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Jeton Beqiri kundër skuadrës së FK Ahal nga Turkmenistani provoi gjithë 24 futbollistët, ndërsa te pjesa më e madhe vërehej lodhja fizike. Kujtojmë Struga Trim Lum vetëm dy ditë më parë u akomodua në Turqi, ndërsa me kalimin e kohës pritet që gjithë futbollistët të akumulojnë forcë, që do ju shërbente atyre për ndeshjet zyrtare në kampionat.

Struga Trim Lum edhe përkundër disfatës nga skuadra e FK Ahal krijoi shumë raste shënimi, ndërsa në anën tjetër ekipi kundërshtarë shfrytëzoi në maksimum mundësitë e dhëna para portës së struganëve.

Ndeshjen e rradhës Struga Trim Lum në tokën turke do ta ketë me 28 janar kundër skuadrës polake të Arka.

Leave a Reply