Shkëndija i nis me këmbë të mbarë miqësoret në Turqi (VIDEO)

Shkëndija i ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjet kontrolluese në Turqi, teksa sot mundi sllovakët e FC Sered me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë foli në të mirë të skuadrës kundërshtare që këtë pjesë e mbyllën me epërsinë 2:1.

Shkëndija pësoi gol vetëm pas 6 minutave ndaj sllovakëve të FC Sered

Shkëndija pësoi gol vetëm pas 6 minutave ndaj sllovakëve të FC SeredSHKËNDIJA – FC SERED 0:1(Tidiane Djiby Ba 6')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 януари 2020 г.

Goli i parë i FC Sered mban firmën e Tidiane Djiby Ba, i cili në minutën e 6-të përfitoi nga një karambol në zonën e “kuqezinjëve” dhe arriti që të mposhtë portierin Zahov.

FC Sered shënon edhe golin e dytë ndaj Shkëndijës

FC Sered shënon edhe golin e dytë ndaj ShkëndijësSHKËNDIJA – FC SERED 0:2(Alex Iván 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 януари 2020 г.

Një gabim i dyshes së mbrojtjes së Shkëndijës në minutën e 30-të i mundësoi Ivan Aleks që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Zahov, mirëpo që njëherit ishte edhe i fundit i shënuar nga ana e sllovakëve, pasi me klaimin e kohës Shkëndija morri gjithçka në duart e saja, duke kthyer në fund rezultatin në favorin e saj.

Super goli i Besart Ibraimit, Shkëndija ngushton epërsinë e sllovakëve

Super goli i Besart Ibraimit, Shkëndija ngushton epërsinë e sllovakëve SHKËNDIJA – FC SERED 1:2(Besart Ibraimi 33')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 януари 2020 г.

Ishte Besart Ibraimi që paralajmëroi një gjë të tillë me një super gol të shënuar në minutën e 33-të, ndërsa dy golat tjerë Shkëndija i realizoi gjatë pjesës së dytë.

Shkëndija barazon shifrat falë golit të Radeskit

Shkëndija barazon shifrat falë golit të RadeskitSHKËNDIJA – FC SERED 2:2(M. Radeski 56')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 януари 2020 г.

Marjan Radeski në minutën e 56-të shfrytëzoi një devijim nga ana e portierit kundërshtarë, duke vendosur topin në rrjetën e sllovakëve edhe për herë të dytë, ndërsa për fitoren e Shkëndijës u përkujdes mbrojtësi sllovak, Jan Krivak me golin e realizuar në minutën e 64-të.

Shkëndija i nis me fitore kontrollueset në Turqi

Shkëndija i nis me fitore kontrollueset në TurqiSHKËNDIJA – FC SERED 3:2

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 януари 2020 г.

Ndeshjen e rradhës të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka do ta zhvillojnë me datë 30 janar kundër çekëve të MFK Karvina.

Leave a Reply