FC Shkupi transferon ish futbollistin e Vardarit

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka konfirmuar blerjen më të re në rradhët e veta. Bëhet fjalë për Darko Glishiq, i cili vjen për të përforcuar edhe më shumë mbrojtjen e skuadrës “bardhekaltër”.

Bëhet fjalë për një ish futbollistë të Vardarit, i cili me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

28 vjeçari te FC Shkupi vjen si futbollistë i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit bullgar të Arda Kardzhali.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka një karrierë shumë të madhe, duke luajtur në klube dhe kampionate të ndryshme.

Ai në karrierën e tij ka fituar tre tituj kampion me skuadrën e Vardarit të Shkupit, ndërsa është fitues edhe i dy titujve në kampionatin e Gjeorgjisë, ku ka fituar dy herë Kupën e këtij vendi.

Glishiq në futbollin vendor përveç me Vardarin ka luajtur edhe me ekipin e Skopjes, Napredokut dhe Teteksit, ndërsa jasht vendit luajti te Olimpik Sarajeva në Bosnje e Hercegovinë, Dinamo Tbilis në Gjeorgji, ndërsa në Bullgari përveç me Arda Kardzhali ka luajtur edhe me ekipin e Septemvri.

Futbollisti nga e enjtja do ti bashkohet ekipit në Antalia, për të kapur ritmin e përgatitjeve dhe sa më mirë të fillojë sezonin pranveror me ekipin.

Leave a Reply