Samsonenko megjithatë mbetet te Vardari

Sergej Samsonenko megjithatë do të vazhdojë të mbetet te Vardari. Edhe pse i njëjti kishte deklaruar se do të tërhiqet nga ekipi shkupjan, në mbledhjen e mbajtur sonte me drejtuesit e klubit dhe futbollistët, Samsonenko ua kishte konfirmuar se do të mbetet edhe më tej pjesë e “kuqezinjëve”, përcjellë “infOSport.mk”.

Edhe pse Vardari ka shumë borxhe, të njëjtat Samsonenko ka thënë se do të shlyhen për shpejtë kohë, edhe pse i njëjti nuk ka përmendur ndonjë afat.

Me të njëjtin vendim dolën edhe futbollistët, të cilët thuhet se do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e skuadrës së bashku me trajnerin Aleksandar Vasoski edhe gjatë stinorit pranveror, të cilin do ta nisin me një epërsi prej 8 pikësh ndaj Shkëndijës së vendit të dytë dhe njëherit rivalit kryesor për titull.

Mbi të gjitha drejtuesit e Vardarit me në krye Samsonenkon do të bëjnë çmos për të shlyer të gjitha borxhet në kohë, me qëllim që të konkurrojnë për euro liçencë, të cilën vitin e kaluar e humbën për shkak garancioneve jo të mjaftueshme financiare. Kujtojmë Vardari edicionin e kaluar edhe pse u ndal në pozitën e dytë, nuk luajti në garat europiane, ndërsa vendin e tyre e zuri Makedonija GJ.P, si skuadra e 5-të në tabelë.

Leave a Reply