Barcelona e fiton Levanten me vështirësi, Bardhi aktivizohet kah fundi

Barcelona ka fituar Levanten në “Kamp Nou” me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e La Ligas. Katalanasit nuk e kishin aq të lehtë përballë skuadrës nga Valencia edhe pse pjesa e parë tregoi krejtësisht të kundërtën, pasi Barcelona shënoi dy gola, falë Ansu Fati në minutat 30-të dhe 32-të.

Në pjesën e dytë, Levante ndryshoi lojë dhe kishte disa raste shumë të mira, por që nuk arriti ti konkretizojë. Futbollisti shqiptar Enis Bardhi këtë ndeshje nuk ishte i përfshirë në formacionin startues, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak një lëndimi dhe u rikthye këtë mesjavë me stërvitje. Mirëpo shkupjani u aktivizua në lojë në 10 minutat e fundit. Ai kishte edhe një rast të mirë, por tentimi i tij nga brenda zona, u prit nga portieri Ter Shtegen.

Leave a Reply