Rroshi shënon gol nga një pozicion tejet të vështirë (VIDEO)

Odise Rroshi doli të jetë protagonistë në fitoren e skuadrës së tij Akhmat Grozny përballë skuadrës sllovene të Mura-s, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra ruse, te e cila përve Roshit luan edhe Bernard Berisha shënoi fitore 2:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Turqi.

Odise Roshi shënoi golin e parë për Akhmat Grozny në  minutën e 53-të, kur mori një super asist nga kapiteni i Akhmat dhe shënoi nga një pozicion pothuajse i pamundur.

Roshi lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe lëshoi një diagonale të saktë drejt portës sllovene, duke realizuar një gol shumë të bukur.

Vladimir Ilijin vetëm 5 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë për Akhmat Grozny, teksa golin e nderit për ekipin slloven Mura e realizoi Sasnjara në minutën e 65-të.

Leave a Reply