Një tjetër futbollistë i Kombëtares shqiptare i bashkohet Balajt te Shturm Graz

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj pritet të largohet nga skuadra greke e PAOK-ut.

Mihaj nga skuadra greke u ble në verë për një shumë prej 850 mijë euro, mirëpo te skuadra nga Selaniku mbrojtësi shqiptar ka gjetur shumë pak hapësira, ashtu që seriozisht po mendon largimin nga PAOK-u.

Sipas asaj që shkruan “sport24.gr”, në gjurmët e shqiptarit është vënë skuadra austriake e Shturm Graz, aty ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.

Këta të fundit thuhet se e pëlqejnë Mihajn dhe kanë nisur kontaktet me klubin e futbollistit shqiptarë. Austriakët e kanë kërkuar 21-vjeçarin në formën e huazimit dhe janë ende në bisedime me drejtuesit e PAOK-ut, të cilët kanë fjalën e fundit rreth të ardhmes së shqiptarit.

Leave a Reply