Rahim Memeti angazhohet si trajner te KF Teteksi

Angazhim i ri për një prej trajnerëve më të rinjë tetovarë. Rahim Memeti është lidhur me kontratë me KF Teteks, ku në periudhën në vijim bashkë me Ivica Jovanovskin do të kërkojnë të rikthejnë ekipin tetovar në Ligën e Dytë. Memeti pas disa angazhimeve paraprake si trajneri i parë, tani merr rolin e asistentit, por si e sqaron ai me ndikim më të madh dhe besim për të realizuar objektivat bashkë me stafin teknik.

“Për mua kjo është një sfidë e re, e cila besoj të ec sipas planit tim dhe klubit. Pas përvojave paraprake mendoj se ky do të jetë hap i rradhës pozitiv në karrierën time, ndërsa më ka bindur dhe jam i kënaqur me besimin që kanë manifestuar ndaj meje drejtuesit e klubit. Shpresoj gjërat të shkojnë si duhet”, deklaroi për InfoSport, Rahim Memeti.

Tekniku tetovar në moshë relativisht të re u largua nga futbolli i luajtur, duke nisur menjëherë aventurën si trajner. Fillimisht ishte pjesë e KF Çakllanit me të cilët nga Liga e Katërt siguruan ngjitje në Ligën e Tretë, ndërsa të njetin sukses e përsëriti me KF Trabzonspor nga fshati Banjicë e Epërme. Në fund drejtoi Besën e Dobridolit në Ligën e Tretë, me të cilët gjithashtu kishte rezultate pozitive. Teteksi është stacioni i rradhës në karrierën e Rahim Memetit, që ka pretendime të qarta dhe duket insistues në drejtim të realizimit të ëndërës që një ditë të drejtojë ndonjë skuadër në kategoritë më të larta të futbollit vendor.

Leave a Reply