Feronikeli i Agim Sopit i shkaktoi disfatën e parë FC Shkupit në vitin 2020 (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupit të hënën e ka zhvilluar ndeshjen e tretë në kuadër të përgatitjeve dimërorë që po zhvillon në Antalia të Turqisë, teksa u përballë me skuadrën kosovare të Feronikelit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Agim Sopi, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja ka qenë një test i mirë për të dy trajnerët, ndërsa në fund ishte Sopi ai që doli fitues përballë Qatip Osmanit, i cili kundër Feronikelit në lojë zbriti me një formacion krejt ndryshe nga ai i ndeshjes së fundit kundër boshnjakëve të Çelikut (2:2).

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me disa raste nga të dyja skuadrat, ndërsa në pjesën e dytë ishte Feronikeli që shënoi golin e vetëm të këtij takimi, teksa në minutën e 75-të, Mendurim Hoti nga pika e bardhë shënoi golin e fitores për skuadrën nga Drenasi.

Ishte kjo disfata e parë për FC ShkupiN që nga fillimi i përgatitjeve dimërore, pasi që më parë kjo skuadër barazoi 2:2 ndaj boshnjakëve të Çelik, ndërsa në tre ndeshjet tjera kundër Neftçi në Turqi dhe Flamurtarit të Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit në Shkup, kishte barazuar pa gola.

Ndeshjen e radhës FC Shkupi do ta zhvillojë me 6 shkurt, kur përballë do të ketë ekipin rumun të FC Ripensia Timisoara.

Leave a Reply