Inzagi: Ibrahimoviqit duhet ti jepet numrin 9

Pippo Inzaghi ka bërë parashikimet e tij për derbin e MIlanit dhe ia ka sugjeruar Milanit që Zlatan Ibrahimovicit t’ia japin numrin nëntë, në mënyrë që të largojnë “mallkimin” nga skuadra e tyre.

Ish sulmuesi i Milanit, që tani drejton liderët e Serie B, Benevento ka thënë këtë pasi që asnjë nga sulmuesit të cilët e kanë marrë këtë fenelë pas pensionimit nuk kanë arritur që të kenë ndikim në skuadër.

“Nëse dikush ka shënuar me numrin 9 në Milan si Ibra, atëherë unë jam i lumtur që ai mos ta këtë”, ka thënë Inzaghi për Sky Sport Italia.

“Kështu që, lë të përfundoj ky ‘mallkim’. Nuk është e drejtë që të pensionohet numri 9, për shkak se dikush duhet ta vesh atë gjihmonë, pra shpresoj që ai të jetë Ibra-nëse ai rri-vendos ta merr, për shkak se ai ka karrierë të mjaftueshme për ta bartur peshën e saj”.

Kur Ibrahimovic arriti në janar, fanellën e mbante Krzystof Piatek, i cili tani luan për Hertha Berlinin.

“Isha i bindur që Ibra do ti jepte shumë kësaj skuadre, madje edhe pas golit të parë, për shkak se ai kurrë nuk do të pranonte një rikthim nëse nuk do të ishte gati 100 për qind. E njoh dhe e di sa i kujdesshëm është ai për profesionin e tij, sa i dëshiron ai sfidat, por ka edhe mentalitetin e fituesit”.

“Shpresoj që Milan të këtë një derbi të madh të dielën dhe natyrisht do të isha i lumtur nëse Milan fiton. Fatkeqësisht, ndeshja luan në të njëjtën kohë me Beneventon, kështu që do të jetë pak vështirë që s’do të mund ta shikojë”.

Derisa për Milanin në qendër të sulmit do të jetë Ibrahimovic, sulmuesi i qendrës së Interit në Derby Della Madonnina do të jetë Romelu Lukaku.

“Ata janë dy sulmuesit më të mirë në botë sot, por ka edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë dallimin në këtë ndeshje”, vazhdoi SuperPippo.

“Interi i Antonio Contes janë duke pasur rezultate shumë të mira dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë, duke ditur mentalitetin e trajnerit të këtij ekipi. Milan po kthehet në rrugën e duhur dhe shpresoj që Stefano Pioli të vazhdon me përmirësimin e skuadrës”. /GazetaExpress/

Leave a Reply