Rabotniçki shpërrthen bombën, Bazhe Ilijoski bëhet sërish “romantik”

Bazhe Ilijoski ëshët rikthyer te Rabotniçki, mirëpo kësaj rradhe në rolin e ndihmës trajnerit,  njofton “infOSport.mk”. Një ndër sulmuesit më të mirë që ka luajtur në futbollin vendor dhe kuptohet me fanellën e Rabotniçkit, do të jetë asistent i trajnerit Ratko Dostaniq, ndërsa me siguri se do të jetë kjo një eksperiencë e bukur për vetë sulmuesin shkupjan, që të mësojë edhe zanatin e trajnerit.

Kujtojmë Ilijoski një kohë të gjatë mbante epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit vendor, që tashmë zotërohet nga bomberi kërçovarë i Shkëndijës, Besart Ibraimi.

Ilijoski numëron plotë 166 gola në ndeshjet e Ligës së Parë, ku pjesën më të madhe i ka shënuar pikërisht me Rabotniçkin, ndërsa gjatë karrierës në futbollin tonë vendor kishte veshur edhe fanellën e skuadrave si Metalurgu, FC Shkupi dhe Pelisteri.

Leave a Reply