Mosha nuk luan rol kur ke klasin, Iniesta vjen me një super asist në Japoni (VIDEO)

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, edhe njëherë tjetër ka dëshmuar se mosha ka të bëjë vetëm me vitet dhe në asnjë rast me klasin. Prej më shumë se dy dekadash, spanjolli ka dhuruar magji në fushën e lojës dhe është admiruar nga të gjithë, madje dhe nga tifozët e rivalit të përbetuar, Real Madridit, që në disa raste e kanë duartrokitur atë në fushë.

Tashmë, Iniesta vazhdon karrierën e tij në Japoni, me skuadrën e Vissel Kobe, aty ku ka bërë një ndeshje fantastike sot kundër Johor Darul.

Vissel Kobe shënoi fitore 5:1 ndaj skuadrës nga Malejzia në ndeshjen e parë të grupit “G” të Ligës së Kampionëve në Azi, dërsa Iniesta ishte autori i një asisti të pabesueshëm në minutën e 13-të, kur Ogava shënoi golin e parë të këtij takimi. Video e këtij momenti, u bë menjëherë virale, me Iniestan që edhe njëherë tjetër tregoi se klasi mbetet gjithmonë, pavarësisht moshës.

Leave a Reply