Pas Rahmanit, Vëllazërimi i Kërçovës prezanton edhe reprezentuesin e Shqipërisë U19

Vëllazërimi i Kërçovës po vijon me fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, derisa drejtuesit e këtij klubi paralelisht po punojnë në përforcimin e skuadrës, njofton “infOSport.mk”.

Pas talentit të FC Shkupit, Hamza Rahmani, Vëllazërimi gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe talentin 18-vjeçar të Shkëndijës, Almir Rexhepi, i cili gjithashtu mbron ngjyrat e Kombëtares U19 të Shqipërisë.

Ky i fundit i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë profesionale me Shkëndijën e Tetovës, te Vëllazërimi do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa duhet pranuar se është kjo një politikë e mirë e drejtuesve të Vëllazërimit, për të afirmuar këta futbollistë të rinj, të cilët në anën tjetër do të marrin edhe eksperiencën e duhur.

Përveç Rahmanit dhe Rexhepit, Vëllazërimi gjithashtu ka prezantuar edhe Albin Ramadanin, Jasin Kazimovskin dhe portierin Burim Havziu, i cili vjen nga rradhët e klubit të Olimpik Osijek.

Leave a Reply