Shkëndija me përmbysje fiton derbin ndaj A. Pandev (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 në transfertën ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e parë të së dielës në kuadër të javës së 19-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nuk nisi mirë për “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët vetëm pas 5 minutave lojë pësuan gol. Milovanoviq ishte futbollisti që kaloi në epërsi Akademia Pandevin, ndërsa kundërpërgjigjia erdhi në minutën e 23-të nga ana e Armend Alimit.

Mesfushori kumanovar shfrytëzoi mjaft mirë harkimin në zonë të Agim Ibraimit dhe me kokë shënoi golin e parë në rrjetën e Çubrakoviç.

Armend Alimi shenon golin e barazimit ndaj Akademia Pandev

Armend Alimi shenon golin e barazimit ndaj Akademia PandevLPFMV – Java 19AK. PANDEV – SHKËNDIJA 1:1(A. Alimi 23')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë nisi me një rast ideal për Shkëndijën, mirëpo Samir Fazli në dy tentativa nuk arriti që të tund rrjetën e Çubrakoviç.

Në anën tjetër sulmuesi shqiptarë, Ndue Mujeci tentoi nga brendia e zonës, mirëpo pa probleme për portierin Zahov, pasi goditja e tij përfundoi vetëm mbi portë.  Pikërisht Mujeci në vazhdim të ndeshjes doli të jetë futbollisti më i rrezikshëm për mbrojtësit e Shkëndijës, mirëpo pa mundur dot të shënojë golin debutues në Ligën e Parë, ndërsa në anën tjetër një penalti të shkaktuar nga ana e Dimov ndaj Besart Ibraimit, numri 10-të i Shkëndijës, Agim Ibraimi arriti që ta shndërrojë në gol, për rezultat 2:1.

Agim Ibraimi nga penaltia per here te pare kalon ne avantazh Shkendijen ne transferten ndaj Akademia Pandev

Agim Ibraimi nga penaltia per here te pare kalon ne avantazh Shkendijen ne transferten ndaj Akademia PandevLPFMV – Java 19A. PANDEV – SHKËNDIJA 1:2(A. Ibraimi 55')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Me këtë fitore Shkëndija vazhdon të ndjek Vardarin në renditje. Kampionët e vendit kanë 31 pikë, 8 më pak se Vardari, ndërkohë Akademia Pandev mbetet në kuotën e 27 pikëve.

Leave a Reply