Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje

Sonte rikthehen ethet e Ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve, aty ku në mejdan do të dalin edhe kampionët në fuqi të Liverpullit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Jurgen Klop në kuadër të 1/8 së finales do të përballet me Atletiko Madridin në transfertë, ndërsa ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo midis Borusia Dortmundit dhe Paris Sen Zhermenit.

Të dyja ndeshjet startojnë në ora 21:00, ndërsa emrat e vetë skuadrave dhe futbollistëve që posedojnë garantojnë spektakël.

Leave a Reply