Cirku në Gjorçe Petrov nuk ishte i vetmi i javës së 20-të, ja çfarë ndodhi në Kratovë! (VIDEO)

Java e 20-të në mungesë të ndonjë ndeshje shumë cilësore prodhoi momente tepër interesante, e që lirisht mund të themi se i ngjanin një cirku të vërtetë, raporton “infOSport.mk”.

Ndodhi edhe kjo në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Ndodhi edhe kjo situatë komike në futbollin e Maqedonisë së Veriut…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.

I pari ndodhi në stadiumin në Gjorçe Petrov në ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevit, kur mbrojtësi i skuadrës nga Strumica, Stefan Kostov, ndryshe djali i trajnerit të mirënjohur, Vlatko Kostov, me topin në dorë vraponte për të ndalur një aksion të vendasve, më konkretisht të sulmuesit Alen Jasharoski, dhe i’a arriti qëlllimit, mirëpo në fund morri edhe kartonin e kuq, teksa rasti i dytë komik ndodhi në ndeshjen në Kratovë, ku mejdanin ndanin Sileksi dhe skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës.

Në këtë ndeshje që u mbyll me barazim pa gola, futbollisti i vendasve, Millosh Zheravica ekzekutoi një rivënie me duar nga një vijë që vetëm ai e kishte ‘shpikur’, e që ishte thuajse një metër brenda vijave kufizuese të fushës në stadiumin e Kratovës.

Leave a Reply