FC Liburni fitues i turneut të 11-të tradicional në futsal “Adem Jashari”

FC Liburni ka fituar turneun e 11-të tradicional në futsal që për çdo vit mbahet  për nder të komandantit legjendarë “Adem Jashari” në kuadër të manifestimeve “Jetojmë me Lavdinë Tuaj” nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës,  njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Kosovës në finalen e madhe mundi Prishtina 01 me shifrat 5:1, ndërkohë në finalen e vogël, Futsal Shkupi me rezultatin 6:3 mundi ekipin e Ulqinit. 3 gola në këtë ndeshje për skuadrën shkupjane realizoi Zoran Leveski, që njëherit morri edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të këtij turneu, dy gola të tjerë realizoi Dragan Petroviç, ndërkohë një gol tjetër për Futsal Shkupin shënoi Ferid Agushi.

Ndryshe turneu nisi dje me dy ndeshjet gjysmëfinale ku në ndeshjen e parë u ballafaquan, Liburni- Shkupi, ndërsa në të dytën Prishtina01-Ulqini.

Liburni dhe Shkupi zhvilluan një ndeshje shumë cilësore, ku kampionët e Kosovës fitoren e siguruan vetëm në minutën e fundit të takimit, edhe atë në momentet kur Futsal Shkupi po luante me një lojtarë më pak në parket pas përjashtimit të Erkan Seferit me të kuq. Deri në minutën e 39-të rezultati ishte i barabartë 3:3, ndërsa në minutën e 40-të Malush Qerimi shënoi dy golat e fitores për Liburnin, që në fund triumfoi me shifrat 5:3.

Në gjysmëfinalen tjetër, Prishtina 01 shënoi fitore 5:1 ndaj Ulqinit.

Ndryshe epiteti i lojtarit më të mirë të këtij turneu i takoi Halim Selmanajt nga rradhët e Liburnit, nga e cila skuadër u zgjodh edhe portieri më i mirë i turneut, Alfred Prençi, ndërkohë epiteti i golashënuesit më të mirë i takoi, Zoran Leveskit të Futsal Shkupit.

Leave a Reply