Bajern Munihu tashmë ka vendosur për trajnerin e ri

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajerni i Munihutu duket se ka vendosur për trajnerin e së ardhmes.

Hansi Flick u vendos në mënyrë provizore pas largimit të kroatit Niko Kovaç dhe u tha se do t’i besohej deri në fund të këtij sezoni.

Zhvillime të reja ka në Bavari dhe drejtuesit kanë arritur të nxjerrin tym të bardhë pas mbledhjeve mes tyre. Uli Henes ka konfirmuar se me shumë mundësi Flick do të marrë një rinovim kontrate.

“Mendoj se Hansi Flick ka bërë një punë të shkëlqyer. Bordi drejtues do të vendosë shumë shpejt për të, por gjasat janë që të rinovojë me ne. Do të ndodhë në një kohë të shkurtër”, – ka thënë zyrtari i lartë.

Leave a Reply