Abramoviç vë hotelin në dispozicion të personelit mjekësor të Londrës

Futbolli është ndalur për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, ndërsa tani shumë president të skuadrave të këtij sporti, po kontribuojnë me të gjitha mundësitë, për të ndihmuar shtetet përkatëse në përballimin e luftës ndaj virusit që ka marrë jetën e mijëra personave.

Kështu më i fundit në radhë është numri një i Çelzit, Roman Abramoviç, që ka vënë hotelin “Millenium’ në “Stemford Brixh”, në dispozicion të stafit të spitaleve në pjesën veriore të Londrës, për të bërë edhe më të të lehtë punën e tyre me turne dhe me orare të zgjatura.

Kështu të gjithë personeli mjekësor, përfshirë mjekë, infermierë dhe sanitarë, që janë angazhuar në betejën kundër koronavirusit, mund të përdorin pikërisht hotelin e klubit londinez, për t’u çlodhur në oraret e pakta të pushimit.

Leave a Reply