Ibra nis betejën kundër koronavirusit

Zlatan Ibrahimoviç vihet në lëvizje. Italia është një shtëpi e dytë për suedezin, i cili si duket po vuan nga kjo situatë e krijuar me pandeminë e quajtur “Covid-19”, dhe që tanimë ka kapluar thuaje gjithë Botën.

Mbi 200 mijë të prekur nga koronavirusi në gjithë Botën dhe më shumë se 8 mijë të vdekur, 2 mijë prej të cilëve vetëm në itali.

Sigurisht Sistemi Shëndetësor është futur në kolaps dhe kërkohet ndihmë, në çdo aspekt. Klube futbolli, biznesmenë dhe lojtarë janë solidarizuar dhe kanë dhuruar të ardhura. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili njofton krijimin e një fondi për këtë qëllim, ndërsa edhe këtë herë në një moment të vështirë që po kalon e gjithë Bota, përfshirë këtu edhe atë të futbollit, suedezi ka gjetur hapësirë për batuta.

“Italia më ka dhënë shumë mua dhe në këtë moment dramatik dua t’i kthej pas edhe më shumë këtij vendi që unë e dua. Vendosa, së bashku me njerëzit që punojnë me mua, të krijojmë një fond për të ndihmuar spitalet dhe të përdor fuqinë time të komunikimit për ta përhapur mesazhin sa më shumë. Është një çështje serioze dhe na duhet një ndihmë konkrete, kjo nuk ka të bëjë me një video. Unë mbështetem në bujarinë e kolegëve të mi, të të gjithë sportistëve profesionistë dhe të atyre që duan të japin një donacion të vogël apo të madh, sipas mundësive të tyre, për ta larguar këtë virus. Së bashku mund të ndihmojmë realisht spitalet, doktorët dhe infermierët që punojnë duke mohuar veten çdo ditë, me synimin që të shpëtojnë jetët tona. Sot jemi ne ata që brohorasim për ta. Le ta godasim të gjithë së bashku koronavirusin dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Dhe mbajeni mend këtë, ‘Nëse virusi nuk shkon te Zlatan, Zlatan shkon te virusi’”, shkruan suedezi.

Ibrahimoviç edhe në momente të vështira gjen kohë për batuta…ZLATAN IBRAHIMOVIÇ 🗣“Nëse virusi nuk shkon te Zlatan, Zlatan shkon te virusi” 😜😛🤪

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 18 март 2020 г.

Leave a Reply