E bujshme, Interi rikthen brazilianin Kutinjo

Në merkaton e verës, Barcelona duhet të zgjidhë një çështje delikate sa i përket të ardhmes së brazilianit,  Filipe Kutinjo. Ky i fundit aktualisht  po luan në formë huazimi te skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munih.

“Bavarezët” kanë opsionin e blerjes, mirëpo sipas portalit “Sport.es”, drejtuesit e skuadrës nga Munihu nuk dëshirojnë të harxhojnë 90 milion euro, aq sa është klauzola për blerjen e kartonit të brazilianit në marrëveshjen mes dy klubeve.

Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se për shërbimet e Kutinjos, interes ka shfaqur ish skuadra e tij Ineri, por gjithashtu ekziston mundësia që braziliani të rikthehet në Premierligën angleze, mirëpo kësaj rradhe duke veshur eventualisht fanellën e Çelzit. Në gjithë këtë situatë të krijuar për Kutinjon, “zikaltrit” duken më këmbëngulës, me Antonio Konten që do të gjente fantazistin e munguar në skuadrën e tij.

Leave a Reply