CR7 largohet nga Juve, ja ku pritet të transferohet!

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Lajmi i bujshëm në lidhje me të ardhmen e yllit portugez vjen nga Spanja.

“Diariogol.com” raporton se 35-vjeçari shpreson të nisë një tjetër aventurë të re, e që është e lidhur ngushtë me PSZH-në, duke parë dhe marrëdhëniet fantastike të agjentit të tij, Jorge Mendes, me drejtuesit e kampionëve të Francës.

Paris Sen Zhermeni thuhet se në fund të këtij sezoni do të ndahet me yllin brazilian, Nejmar, i cili me shumë gjasa do të rikthehet te Barcelona, derisa pikërisht te Ronaldo ata shohin zëvendësuesin ideal.

Juventusi nuk dëshiron të heqë dorë nga Ronaldo, por do ia lërë në dorë vetë lojtarit të zgjedhë. Nëse preferon transferimin në kryeqytetin francez, “bardhezinjtë” do të ishin gati të nisnin tratativat e shitjes me drejtuesit parisien.

 

Leave a Reply