Del Piero falenderon shqiptarët për gjestin e madh

Ikona e futbollit italian dhe europian, Alesandro Del Piero në shenjë mirënjohjeje për solidarizimin e Shqipërisë ndaj Italisë, që po vuan tmerrësisht pasojat shkatërrimtare të koronavirusit, në profilin e tij në “Instagram”, ka shprehur mirënjohje për shtetin shqiptarë si dhe disa shtete të tjera të Botës, që janë solidarizuar me fatkeqësinë që po përjeton populli italian me koronavirusin.

Ashtu siç raporojnë mediat në Itali, por edhe ato ndër më të njohurat në Botë, në Apenine deri më tani nga epidemia e COVID-19 kanë humbur jetën plotë 6077 persona. Një shifër kjo vërtetë shumë e lartë, e që nuk ndalon të marrë jetën e qindra njerëzve për çdo ditë.

Leave a Reply