“Rri në shtëpi” porosit Rexhep Sulejamni i Futsal Shkupit (VIDEO)

Gjendja e jashtëzakonshme si dhe ora policore e shpallur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për shkak përhapjes së koronavirusit ka mbyllur brenda në shtëpi edhe sportistët, të cilët shumë pozitivisht u janë përgjigjur urdhëresave të organeve përkatëse.

Madje shumica prej tyre vijnë me mesazhe inkurajuese për të gjithë, duke kërkuar që të gjithë të mbetemi nëpër shtëpitë tona dhe të gjithë së bashku në fund t’ia dalim kundër kësaj pandemie që ka kapluar edhe vendin tonë.

Është Rexhep Sulejmani i Futsal Shkupit që  i është përgjigjur pozitivisht inciativës #RriNëShtëpi. Ai vjen me një mesazh të fuqishëm, e ka të bëjë me gjendjen aktuale në vend.

#RriNëShtëpi

#RriNëShtëpi

Публикувахте от Futsal Shkupi в Понеделник, 23 март 2020 г.

“Rri në shtëpi, shëndeti është përgjegjësia jonë e përbashkët. Le ta mposhtim virusin korona  së bashku, dhe të kthehemi në palestër sa më shpejt, aty ku së bashku të vazhdojmë me fitore. Ne jemi mësuar me fitore, ashtu që do fitojmë edhe këtë betejë” – porositi Sulejmani, një ndër lojtarët më të mirë të futbollit të vogël në vend, njëherit edhe anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë në vendin tonë me urdhër të Qeverisë janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë këtu edhe ndeshjet e futsalit, aty ku Futsal Shkupi po dominon bindshëm dhe është në rrugë të mirë që të mbrojë ë dy titujt, të cilët i fitoi edhe vitin e kaluar.

Leave a Reply