Çfarë gjesti, Tevez ofron pagën një vjeçare në luftën kundër koronavirusit

Ylli argjentinas, Karlos Tevez që aktualisht mbron ngjyrat e Boka Xhuniors ka bërë një gjestë të madh.

Teksa intervistohet nga ana e “Ole”, vetë futbollisti shpreh gatishmërinë që të lërë rrogën për 1 vit bashkë me shokët e tjerë, për të ndihmuar të varfrit.

Pavarësisht se Koronavirusi ka prekur edhe shumë njerëz të famshëm e të pasur, shtresa më e dobët e shoqërisë në aspektin ekonomik është më e ekspozuar, kjo edhe për vetë jetesën e tyre.

“Ne duhet të përqendrohemi në gjërat e rëndësishme, prindërit dhe gjyshërit tanë. Unë më shumë frikë kam për ata sesa fëmijët e mi. Ne e dimë që Koronavirusi të vret dhe ata që vuajnë nga kjo, do të vdesin vetëm, pa u përqafuar nga ata që duan. Të varfëritë dhe të dobëtit janë ata që rrezikojnë më shumë. E di se ku jetojnë ata se dhe unë vetë jam rritur atje, prandaj do të doja të ndihmoja. Ne futbollistët mund të qendrojmë edhe një vit pa fituar të ardhura. Ne nuk jemi ata që lëmë shtëpinë që në 6 të mëngjesit dhe të kthehemi në 7 në mbrëmje, vetëm për të mbajtur familjen”, – ka thënë Tevez.

Leave a Reply